Ai u mbyll në një klasë

Ai u mbyll në një klasë

Një 13-vjeçar me sindromin down dyshohet se u dhunua nga një anëtar i stafit të një shkolle për fëmijët me nevoja të veçanta në Afrikën e Jugut. Dyshohet se 13-vjeçari u mbyll në një klasë dhe u sulmua në East Rand, afër Johannesburgut, më 5 gusht, transmeton rtv21.tv

Nëna e 13-vjeçarit tha se ai ka shkuar në shtëpi duke nuhatur dhe vepruar çuditshëm dhe se ajo ka evidentuar shenja sulmi në rrobat e tij.

Bashkëmoshatarët e tij thanë se ai u kërcënua me vdekje nëse do t’i tregonte të ëmës se çfarë ka ndodhur, sipas Sowetan Live.

Djaloshi dhe shkolla e tij nuk u identifikuan, njësoj si i dyshuari, emri i të cilit nuk u zbulua.

Nëna e tij tha se ishte shumë e shqetësuar kur djali i saj nuk e priti në vendin e zakonshëm pas shkollës. Ajo dhe dy mësueset e shkollës e kërkuan për rreth një orë para se të ndeshen me sulmuesin. Ai pohoi se 13-vjeçari ka qenë duke fjetur në njërën nga klasat e shkollës dhe vazhdoi ta gjente adoleshentin menjëherë.

Kur shkuan në shtëpi, dyshimet e nënës së tij u rritën edhe më shumë, kur djali i saj sillej çuditshëm dhe qante. Kur ajo e kontrolloi atë, pa shenja sulmi dhe u ndje e shokuar dhe e tmerruar. Pastaj, djaloshi tregoi se çfarë i ka ndodhur atij, duke thënë se u sulmua, përderisa e ëma e tij e kërkonte atë, përcjell rtv21.tv

Zyrtarët e shkollës i thanë mediave lokale se i dyshuari ishte pezulluar në pritje të një hetimi. Nga policia bënë të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar, por nuk ka ndonjë të arrestuar./21Media