Një tjetër shqiptarë shpalos talentin e tij në Gjermani

Një tjetër shqiptarë shpalos talentin e tij në Gjermani

Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit është djaloshi 13 vjeçar i cili është bërë pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani.

Në fillimin e këtij rrugëtimi në talent shou, Besimi mahniti jurinë me talentin e tij në paraqitjen e parë para jurisë. Ai bëri që tre prej tyre të kthehen për t’i uruar mirëseardhje në grupet e tyre.

Besimi u prezantua me këngën “The Rainbow Connection”.