Edhe Juventusi i bashkohet garës për Pogban

Edhe Juventusi i bashkohet garës për Pogban

Juventus hyn me prepotencë në garë me Realin e Madridit për Paul Pogba. Sipas ‘Times’, Zonja e Vjetër po përgatit një ofertë prej 134 milionë eurosh për të siguruar shërbimin e mesfushorit francez, një shifër kjo që nuk është shumë larg asaj prej 150 milionë eurosh që kërkohet nga Manchester United.

Me këtë ofertë të Juventusit e rrit akoma më shumë presionin te Reali i Madridit, që në ditët e kaluara kishte paraqitur në zyrat e Djajve të Kuq një ofertë prej 80 milionë eurosh, të shoqëruar nga kartonat e Toni Kroos dhe Gareth Bale.