Thaçi: Majlinda sot shënoi hat-trick

Presidenti i Kosovës është shprehur i lumtur me suksesin e xhudistëve kosovare në Kampionatin Evropian të Xhudos.

“Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tona po vazhdojnë t’i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Po ashtu Thaçi ka thënë se me medaljen e sotme të artë, Majlinda ka shënuar hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Ndryshe sot xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni.

Po ashtu me medalje nga ky kampionat është kthyer edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë./21Media

Back to top button