Kuka: Po ndërtojmë një grup të ri me disa xhudistë që do t’i njeh bota

Driton Kuka është shprehur i lumtur me sukseset e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës

Trajneri  Driton Kuka në një lidhje direkte nga Polonia në “Click” të Rtv21 ka folur më shumë rreth xhudisteve kosovare dhe ndeshjeve të tyre gjatë ditës së sotme në Kampionatin Evropian në Xhudo i cili u mbajtë në Varshavë të Polonisë, dhe rreth xhudistëve të rinj të cilët priten shumë shpejt të njihen nga bota, shkruan rtv21.tv

Kuka tha se Nora Gjakova është rikthyer fuqishëm në Kampionatin Evropian pas lëndimit të cilin e kishte pësuar në Lojërat Olimpike kurse për Majlindën, Kuka tha se ajo përsëri dëshmoi se në kategorinë e saj po e dominon botën për 4-5 vjet rresht.

Kuka tha se janë duke e ndërtuar një grup të ri me disa xhudistë të tjerë që shumë shpejt do t’i njeh bota.

Trajneri Driton Kuka potencoi se është viti i 5 më radhë që reprezantacioni i Kosovës fiton medalje në xhudo dhe kjo është një gjë e  jashtëzakonshme.

Ndiqeni të plotë intervistën e trajnerit Driton Kuka./21Media

 

Back to top button