Njëri  person është dënuar me 8 muaj burg, ndërsa tjetri me 6 muaj

Njëri  person është dënuar me 8 muaj burg, ndërsa tjetri me 6 muaj

Gjykata Themelore në Pejë ka ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A dhe B.M.

Të pandehurin E.A, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurin B.M gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak ndërsa, pjesën e mbetur të dënimit do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, e dëmtuara është udhëzuar në kontest të rregullt civil edhe pse e njëjta në shqyrtim gjyqësor është deklaruar se nuk kërkon kompensim material.

Të pandehurit siç bën të ditur gjykata janë shpallur fajtor.

“Në vitin 2016, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Zajm, komuna Klinë, në lokalet e ‘Nora Market, pas marrëveshjes paraprake mes tyre kanë marrë personin tjetër me qëllim që ta detyrojnë të duroj diçka, në atë mënyrë që të pandehurit marrin një veturë, shkojnë para lokalit në fjalë dhe kur e dëmtuara del nga lokali, i pandehuri E.A i afrohet dhe duke e kërcënuar i kërkon që të hyjë me të në veturë dhe kur ajo nuk pranon e merr me forcë e futë në ulëset e pasme të automjetit dhe e nis veturën, kur e njëjta tenton t’i ndalojë për të zbritur, dy të pandehurit e godasin me grushta dhe shuplaka. Pasi policia ishte njoftuar nga një dëshmitarë, i vihen në ndjekje veturës dhe arrin t’i ndalojnë të njëjtit”, bën të ditur gjykata.

Sipas kësaj, të pandehurit E.A dhe B.M si bashkëkryes kanë kryer veprën penale rrëmbim nga neni 194 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur  ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.