Aksident në Itali

Aksident në Itali

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë.

Një autobus u përplas në një pemë në qytetin Via Cassia të Romës. Ky incident ka shkaktuar dëmtime të mëdha ku 14 persona kanë mbetur të lënduar dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pasi automjeti ka dalë nga rruga, afër kryqëzimit me Via Oriolo, rreth orës 09.00, transmeton rtv21.tv.

Gjithsej 12 ambulanca transportuan të dëmtuarit në pesë spitale të Romës dhe zjarrfikësit ndihmuan në largimin e pasagjerëve në mënyrë të sigurt.

Ndërmarrja e transportit publik të Romës ATAC ka hapur një hetim mbi arsyen e aksidentit ndërsa autobusi i përfshirë kishte qenë në shërbim për 12 vjet./21Media