14 vjeçari u dënua me vdekje nga elektriku

14 vjeçari u dënua me vdekje nga elektriku

Në moshën 14 vjeçare, George Stinney Jr. u bë personi më i ri në moshë i cili u dënua me vdekje në SHBA, transmeton rtv21.tv.

Ai ishte akuzuar për vrasjen e dy vajzave të bardha në vitin 1944. Trupat e dy adoleshenteve u gjetën në afërsi të shtëpisë në të cilën jetonin me prindërit e tyre.

Pas një gjyqi dy-orësh , juria diskutoi vetëm 10-minuta dhe e shpalli Stinney fajtor për vrasjet më 24 prill. Ai u dënua me vdekje në karrikë elektrike, sipas një libri të Mark R. Jones.

Dy vajza të reja të bardha ishin gjetur të vrara brutalisht, të goditura mbi kokë me një hekur të hekurudhave dhe pastaj u gjetën në një hendek me ujë. Ai dhe motra e tij e vogël, të cilët ishin të zinj, u tha se ishin të fundit që i kanë parë të gjalla.

Policia po kërkonte dikë që ta fajësonte atë, kështu që ata e përdorën vëllain tim si një kurban”, tha motra e tij Amie Ruffner në fillim të këtij viti.

Ai u mor në pyetje në një dhomë të vogël, vetëm – pa prindërit e tij, pa avokat. Policia pretendoi se djali rrëfeu se kishte vrarë Betty June Binnicker, 11 vjeç, dhe Mary Emma Thames, 8 vjeç, duke pranuar se donte të bënte seks me Betty. Ata e nxituan atë për gjyq.

70 vite më vonë pafajsia e tij u vërtetua nga një gjykatë në Karolinën e Jugut. Shkrimtari Stephen King i frymëzuar nga historia rrënqethëse e djaloshit, shkroi librin “The Green Mile”. Më vonë në vitin 1999 bazuar në këtë histori, regjisori Frank Darabont realizoi filmin me të njëjtin titull./21Media