Djaloshi që këndon dhe luan për mrekulli me çiftelinë

Djaloshi që këndon dhe luan për mrekulli me çiftelinë

Edhe pse shumica e të rinjve sot e kanë humbur interesimin për folklorin shqiptar, ka edhe prej atyre që në fakt janë shumë të mirë në këtë drejtim, madje edhe përkundër moshës.

Po kështu është edhe Mirlind Bajraktari, një djalosh vetëm 14 vjeçar, i cili luan shumë bukur me çifteli, shkruan rtv21.tv

Këtë vit, Mirlindi është pjesë e programit folklorik të përgatitur për Vitin e Ri në RTV 21.

Në mesin e shumë këngëve e potpurive të ndryshme, në kuadër të programit festiv të Naim Krasniqit do të mund ta dëgjoni këtë djalosh të talentuar teksa këndon dhe ekzekuton çiftelinë.

Kjo do të jetë vetëm njëra nga befasitë e shumta që janë përgatitur në programin e ndërrimit të motmoteve, për shikuesit e Radiotelevizionit 21./21Media