"Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën"

“Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën”

Ishte viti 1998, kur Adelina Ismaili solli edhe një provë tjetër për ta dëshmuar se i përket frymës rugoviane. Ishte kryevepra “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën”, me të cilën diva shqiptare i këndonte një ushtrie që do të formohej në krye me presidentin historik.

“Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën. Ty o djalë do të dënojë, ta shlirojë Kosovën. Besa, besën ta kam dhënë me mu s’ka hajgare. Nuk guxon ma askush të luajë me vajzat shqiptare”, thuhej në refrenin e asaj kënge. Po këtë vit, Adelina Ismaili filloi të shfaqë dhe publikisht admirimin e saj për politikën pacifste të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, që po zhvillohej asokohe në Kosovë.

Në një intervistë Adelina kishte treguar se për realizimin e kësaj kënge kishte folur me presidentin historik. “I ka pëlqyer që është rock. Po futëm në borxh të madh se je ka më këndon për së gjalli. I pata thënë se President në rastin tënd guxoj ta bëjë këtë. Me mua ka qenë shumë i qetë në bisedë. Do të mund t’i thoja me këtë të renë “shumë kuller”, kishte thënë Adelina, transmeton rtv21.tv

Këngëtarja gëzonte raporte të veçanta me presidentin historik. Në shumë intervista kishte përshkruar edhe takimin e parë me të. “Ne kemi caktuar termin, e kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde e dërguan tek ai, ta shohim si duket. Mami e pat kontaktu dikë tek shoqata e shkrimtarëve e kishte caktuar termin. E gjithë familja shkuan e takuam, pavarësisht se isha shumë skeptike për të, kur je adoleshente e prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik. E kundërta ndodhi, unë u fascinova, ishte shumë ‘cool’ na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, të i durosh gjatë kohës sa po e vendosje një sistem paralel, është fakt fascinues”, kishte deklaruar ajo.

Në 14-vjetorin e vdekjes, Adelina e kujtoi atë përmes një fotografie.

Presidenti Rugova ishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Rugova, ishte presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar.

Presidenti historik Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006./21Media