Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo dhe Skender Hyseni kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo dhe Skender Hyseni kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.

Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Sipas një komunikate të MB-së, në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.

http://rtv21.tv/14176-2/
Facebook Comment