Veseli: Produktet tona futen në një qoshe nëpër marketet tona

Veseli pohon se Kosova ka papunësinë më të madhe në rajon

Në Forumin ekonomik shqiptar që po mbahet në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se ky forum duhet të sensibilizojë nxitjen e veprimtarisë prodhuese në vendet shqiptare. Kosova sipas tij, është shndërruar në një vend supermarketesh pa prodhim dhe me politika fiskale dekurajuese për prodhuesit e paktë të vendit, andaj, sipas Veselit, Kosova duhet të ketë vizion dhe strategji transformuese të prodhimit.

“Produktet tona futen në një qoshe nëpër marketet tona e promovohen produktet e huaja. Ky fenomen duhet ndryshuar… Kosova ka nevojë për vizion strategjik transfomues. Kjo gjendje duhet të ndryshuar. Kalimi nga supermarkete në fabrika, sepse jemi një vend ku rritja ekonomike vjen vetëm nga investimet publike. Politikat tatimore duhet të jenë në favor të prodhuesve. Sipërmarrësit tonë kanë nevojë të rrisin bizneset e jo si barrë të pa përballueshme, dekurajues për sektorin privat”, tha ai. Veseli shtoi se fenomeni i korrupsionit dekurajon bizneset dhe investitorët e huaj.

Edhe kryetari Forumit Ekonomik Shqiptarë, Nagip Fejzi theksoi se ekonomia shqiptare duhet të jetë e unifikuar./21Media

Back to top button