Një lajm për çiftet që kurorëzohen në Prishtinë

Çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë.

“Që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë që do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti.” ka thënë ai.

Sipas Ahmetit edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti./21Media

 

Back to top button