15 shkolla e bojkotojnë grevën

Disa shkolla nuk e respektuan vendimin e SBASHK-ut

Sindikata e Arsimit nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për ecurinë e grevës dyorëshe të mbajtur sot në nivel vendi. Po ashtu SBASHK ua ka bërë publik emrat e 15 shkollave që nuk kanë respektuar vendimin për të ndërprerë procesin arsimor. Kësaj thirrje për grevë të sindikalistëve të arsimit nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.

Shkollat që nuk i janë përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut janë shkolla “Migjeni” Lubizhdë të Malishevës, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” në Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” në Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi” në Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Dobërçan të Gjilanit shkolla “Nazim Hikmet”, në Irzniq të Deçanit shkolla “Maxhun Çekaj”, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%. Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por sipas njoftimit të SBASHK-ut përkrahë grevën.

“Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje. Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues do ta informojmë opinionin.”, thuhet në njoftim.

Për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese greva po mbajnë edhe sistemi shëndetësor përveç Klinikës Emergjente.

Back to top button