15 të arrestuar për protestën e djeshme në Tiranë

Shtatë persona të tjerë në kërkim

15 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) në sheshin para Kryeministrisë. Mes personave të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.

“Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, thotë policia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas policisë, “këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë”.

Personat e arrestuar janë

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

U proceduan në gjendje të lirë

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Policia po punon për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dje u mbajt protesta 5 orëshe para kryeministrisë me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Deputetë të PD hyjnë me forcë në Policinë e Tiranës./oranews

Back to top button