150 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

 Pritet ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit

Tanimë është marrë vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit, derisa Ministria e Mjedisit do t’i investojnë mbi 150 milionë euro në të trajtimin e ujërave të zeza.

Kështu ka thënë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala gjatë vizitës që i bëri Kompanisë së Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë.

Ministri Shala shtoi se Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studimin e fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në përmirësimin e këtij sektori.

Back to top button