Familjet në nevojë iu gëzohen sot një ndihme ushqimore

Familjet në nevojë iu gëzohen sot një ndihme ushqimore

Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, sot organizata “Islamic Relief Kosova”, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë, konkretisht me Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë 150 pako ushqimore.

Me këtë rast në fjalën e tij drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka falënderuar oranizatën për këtë donacion, që sipas tij është i mirëseardhur sepse familjet e përzgjedhura janë raste shumë të rënda.

“Falënderoj organizatën e cila ka sjellë këto pako ushqimore për familjet në nevojë. Jemi duke punuar vazhdimisht për ndryshimin e gjendjes në mënyrë që rastet të cilat kanë mungesën e ushqimit në sofër, të jenë përditë e më pak”, ka thënë drejtori Xhemaili.

Kurse, Blerim Gashi, në emër të organizatës ka thënë se janë duke bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 150 familje, prej tyre 120 që janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe 30 familje i ka përzgjedhur organziata, të cilët kanë jetimë në familje./21Media