Aksident trafiku me lëndime

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Tërstenik të Skenderajt, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në ora 15.24, kur i dyshuari mashkull i kombësisë shqiptare, derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur një këmbësor mashkull  të kombësisë shqiptare (i mitur).

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button