Gina komplimenton adhuruesen

Gina komplimenton adhuruesen

Përgjigja e sinqertë e blogeres së Youtube ndaj një komplimenti që i ka bërë një adhuruese e saj po vlerësohet nga të gjithë ndjekësit e saj. Blogerja Gina Shkeda postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ndodhej në shtrat.

Një nga 800 mijë ndjekësit e saj, ka ripostuar foton e Ginas duke shkruar ” Nëse do të zgjohesha një ditë kaq e bukur sa Gina Shkeda, do të isha femra më e lumtur në botë”.

Më vonë Gina postoi në Twitter komentin e adhurueses duke i dhënë një përgjigje shumë origjinale e të sinqertë asaj.

“Vajza, në këtë foto kam vetullat e vizatuara, qerpikë falsë dhe injeksione në buzë. Nuk jam ajo që dukem në foto. Ti je e mrekullueshme”, i shkruan ajo adhurues.

Të gjithë po duartrokasin blogeren për origjinalitetin dhe pozitivitetin që e karakterizon./21Media