16-vjeçari fitoi miliona dollarë nga loja Fortnite

Rekord botëror

Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë kampion i botës në lojën Fornite. Ai fitoi tre milionë dollarë (2.4 milionë funta). Ky është çmimi më i madh në historinë e lojërave online, transmeton rtv21.tv

Kyle Giersdorf, 16-vjeçar, fitoi në këtë garë në stadiumin Arthur Ashe në New York. Jaden Ashman – 15-vjeçar nga Hornchurch, Londër – fitoi rreth 1 milion funta, pasi ishte i dyti në këtë event.

Ndërsa, adoleshenti tjetër britanik, 14-vjeçari, Kyle Jackson, po ashtu mori çmim të madh.

Giersdorf, i njohur në lojërat online si Bugha, qeshte dhe tundte kokën kur e thirrën emrin e tij para masës. Ai i tha BBC-së se dëshiron t’i ruajë paratë e fituara.

Ky event po konsiderohet si një ndër më madhoret në lojërat elektronike, që po vlerësohet si industri miliarda dollarëshe në vitin 2019. Sidoqoftë, ky rekord botëror nuk do të qëndrojë për shumë kohë, sepse në muajin gusht mbahet një event tjetër “The International”./21Media

Back to top button