Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”

Një 16 vjeçar është therur me thikë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “Muharrem Fejza.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i cili është therur me thikë është i moshës 16 vjeç dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull), 16 vjeç ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar në tretman mjekësor,”, ka thënë Ahmeti. 

Ahemti ka deklaruar se Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në lidhje me ndriqimin e këtij rasti.  /21Media