Grajqevci ka vendosu të përfaqësoj Kosovën në venë të Gjermanisë

Grajqevci ka vendosu të përfaqësoj Kosovën në venë të Gjermanisë

Donika Grajqevci, e cila jeton dhe vepron në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U19. Ajo ka vendosur të refuzojë kombëtaren e Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani. Ndër të tjerash në postim thuhet se Donika do ta mbrojë fanellën e Kosovës që nga shtatori.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhepse tash luan për Jena dhe ka patur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj!”, thuhet në postimin e Ambasadës./21Media