163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja COVID-19, nga 992 testime të bëra në Maqedoninë e Veriut.
Janë regjistruar 110 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa sipas sistemit “Termini im”, janë regjistruar dy viktima me diagnozë COVID-19, që kanë ndërruar jetë me datë 05.06.2022. Sipas MSh-së bëhet fjalë për dy persona nga Shkupi të moshës 68 dhe 73 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 314 mijë e 18, numri i të shëruarve është 303 mijë e 893, numri i të vdekurve është 9 mijë e 325 dhe numri i rasteve aktive është 800./TV21

Back to top button