AAK: Po e presim Ramushin, shteti ta kryej punën e vet

Anëtarët e AAK-së të bindur se lideri i tyre do të lihet i lirë me 27 prill
Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, ka diskutuar rreth organizimit të pritjes së kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një c të Serbisë të vitit 2004.

Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se lideri i tyre do të lihet i lirë me 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë.

Kryesia e gjerë e AAK-së, njëkohësisht u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj Haradinajt, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë./21Media

Back to top button