Në vjeshtë do të shtohen disa emoji të ri

Në vjeshtë do të shtohen disa emoji të ri

Dita Botërore e Emojit është më datën 17 korrik, sepse kalendari në listën e emoji-ve që keni në telefonat e juaj ka të njëjtën datë.

Emoji-t vijnë nga emocionet, shprehjet e fytyrës që janë përdorur fillimisht në mesazhet digjitale për t’i ndihmuar njerëzit të sqarojnë kuptimin e një mesazhi.

Emoji është më i vjetër nga sa mendoni, pasi fillimisht u krijua nga një inxhinier japonez në vitin 1998, përcjell rtv21.tv.

Kompania “Apple” ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të shtohen disa emoji të ri.

Sipas kompanisë në stinën e vjeshtës do të keni mundësi që të përdorni 59 emoji të rinj, madje këta emoji mund t’i përdorin edhe ata që kanë ende iPhone 6.

Pjesë e listës do të bëhet një emoji që do ta përdorni padyshim atë të gjumit. Gjithashtu, do të ketë emoji që lidhen me njerëz të etnive të ndryshme apo ata që janë me aftësi të kufizuara si të verbrit, të paralizuarit apo dhe personat që nuk dëgjojnë.

Listës së ushqimeve do t’i shtohen Waffles, hudhra, akulli etj./21Media