Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Floridan jugore duke vrarë disa persona, kanë lajmëruar zyrtarët.

Zyra e sherifit ka deklaruar se së paku 17 viktima kanë vdekur si pasojë e këtyre të shtënave, por ende nuk është e qartë se sa është numri total i të vdekurve dhe lënduarve, shkruan rtv21.tv.

I dyshuari për veprën është zënë nga policia dhe është nën mbajtje.

Për këtë ngjarje është në dijeni edhe Shtëpia e Bardhë, që po moitoron gjëndjen. Presidenti Donald Trump ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave./21Media