Studentit të Harvardit i anulohet viza

Studentit të Harvardit i anulohet viza

Pranimi në njërin ndër universitet më prestigjioze amerikane ishte padyshim një lajm lumturues për Ismail B. Ajjawi nga Libani.

Mirëpo udhëtimi i tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk qe aspak i lumtur. Disa komente të miqve të Ismailit në rrjetet sociale u bënë shkak që atij ti ndalohet hyrja në SHBA.

Ismail ka thënë se ai është marrë në pyetje për disa orë, pasi ka arritur në Aeroportin e Bostonit të premten. Zyrtarët për imigrim i kanë kontrolluar telefonin dhe laptopin.

Nga Universiteti Harvard kanë thënë se janë duke punuar ngushtë me familjen e studentit dhe autoritetet për të zgjidhur këtë çështje, para se të fillojë procesi mësimor në shtator.

Zëdhënësi për Doganat dhe Kufijtë, Michael McCarthy, ka thënë se vendimi është marrë “bazuar në informacionet e zbuluara nga kjo agjenci”.

McCarthy ka mohuar të komentojë detajet e këtij rasti, duke cituar konfidencialitetin./21Media