17 vjeçarit i konfiskohet arma

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i mituri është liruar

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rreth orës 09:15 në Vushtrri, është pranuar informata se i dyshuari E.M, 17 vjeçar posedon një armë zjarri.

Njësitë përkatëse kanë lokalizuar të dyshuarin në fjalë, i cili ka pranuar se ka armë dhe të cilën e ka dorëzuar, ku nga policia si provë materiale është konfiskuar arma VZOR 50,3321, prodhim Çekosllovak, cal 7.65.

I dyshuari E.M., 17 vjeçar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’./21Media

Back to top button