Kaia Gerber ua rrëmben çmimin supermodeleve botërore

Kaia Gerber ua rrëmben çmimin supermodeleve botërore

Vajza e supermodeles Cindy Crawford, Kaia Gerber është shpërblyer me çmimin “Modelja e Vitit”, në “Fashion Awards 2018”.

Kjo ceremoni u mbajt të hënën në qytetin e Londrës, shkruan rtv21.tv

Gerber me këtë çmim hyn edhe në histori si modelja më e re që u vlerësua me këtë titull, pasi që ajo është vetëm 17 vjeçe.

Talentin për sfilatat në pasarela siç duket 17 vjeçarja ka trashëguar nga e ëma e saj, Cindy pasi që në këtë garë ajo mposhti supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Winnie Harlow.

Kaia rrugëtimin e saj si modele e nisi në moshën 16 vjeçare në sfilatën e “Calvin Klein” në New York./21Media

Image result for kaia gerber calvin klein