177 mijë euro për Barilevën

Vihen gurëthemelet për ndërtimin e sallës së edukatës fizike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se janë vënë gurëthemelet për sallë të edukatës fizike në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë, shkruan rtv21.tv

“Dje filluam me gurthemelin të sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë. Ky projekt do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës 177 mijë euro, dhe pritet të përfundohet për 100 ditë pune sipas planit dinamik. Kjo sallë e shumënevojshme do ti shërbejë nxënësve dhe qytetarëve të Barilevës”, ka shkruar Ahmeti.

Ceremonia e gurëthemelit është realizuar pa praninë e medieve pasi nuk ishin njoftuar për këtë ngjarje. /21Media

Back to top button