Ai po manovronte me një pushkë gjuetie

Ai po manovronte me një pushkë gjuetie

Një i ri ka vrarë vetën aksidentalisht, mbrëmë rreth orës 19:30 në Kamenicë.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, bën të ditur se 18 vjeçari ka humbur jetën duke manipuluar me një pushkë gjuetie.

“Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria njofton në vendin e ngjarjes kanë dalë policiam prokurori dhe mjeku kujdestar, rasti është cilësuar si vrasje aksidentale. Trupi i të njderit është dërguar për obduksion./21Media