18 vjeçarja humb jetën në aksident

Shoferi godet këmbësorët në Gjakovë

Policia në Gjakovë njofton se sot në orën 09:54 në rrugën ,,Nëna Terezë” në Gjakovë pikërisht para Hotel Pashtrikut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh në lëvizje nga pakujdesia në vend kalimin për këmbësor i godet dy këmbësorë duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetarë të rastit në vendin e ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore: L.Th e lindur në vitin 1998, ka ndërruar jetë ndërsa Q.S e lindur  në vitin 1999 ka pësuar lëndime trupore.

Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Back to top button