Deputetët e Parlamentit belg vizitojnë Komunën e Gjakovës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot një delegacion parlamentar nga Belgjika, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Delegacioni belg nga Parlamenti i Wallonisë përbëhej nga François Bontems, Ambasador i Belgjikës në Bullgari dhe Ambasador jo-rezident për Kosovën, Jean -Charles Luperto, anëtar i Parlamentit dhe Zëvendës Kryetar i parë i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Komunitetit franko-folës, Jean -Louis Servais, shefi i Zyrës belge në Prishtinë si dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit.

Me këtë rast, kryetarja Kusari-Lila ka shprehur falënderime të veçanta për vizitën e delegacionit në Gjakovë duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë vizitë për tu njoftuar rreth zhvillimeve komunale të Gjakovës.

Kryetarja Kusari-Lila gjithashtu i ka njoftuar parlamentarët belg rreth potencialit për investime në Gjakovë si dhe rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm të komunës së Gjakovës në projekte të ndryshme me donatorët.

Anëtarët parlamentar të delegacionit belg janë shprehur të kënaqur me pritjen që iu është bërë dhe kanë shprehur vullnet për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të dy vendeve edhe në të ardhmen.

Back to top button