“Zgjedhje për shkak të Gjykatës Speciale dhe se PDK nuk e duron LDK-në në pushtet”

Bajrush Morina ka treguar se pse vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Publicisti Bajrush Morina në Click të RTV21 ka thënë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme për shkak të mocionit të dështuar të Nismas as për opozitën e copëtuar dhe as për demarkacionin nëse nuk kalon në Kuvend, shkruan rtv21.tv

Mirpo Morina tregoi arsyet se pse vendi mund të shkojë në zgjedhje duke thënë se vendi në zgjedhje mund të shkojë sepse PDK nuk e duron LDK 4 vjet në pushtet dhe se Kadri Veseli nuk e duron kryeministër Isa Mustafën 4 vjet dhe se për shkak se te dera po troket Gjykata Speciale.

Morina në fund tha se ai mendon se nuk do të ketë zgjedhje të shpejta të parakohshme, por se në vjeshtë do të ketë zgjedhje lokale dhe nacionale të përbashkëta./21Media

Back to top button