“Për këtë çështje nuk shkohet në zgjedhje”

Selmanaj ka thënë se për çështjen e demarkacionit nuk shkohet në zgjedhje

Analisti Driton Selmanaj në “Click” të Rtv21 ka thënë se për demarkacion nuk shkohet në zgjedhje sepse nuk mund ta zgjidhë askush këtë çështje edhe nese ndërrohet formacioni i partive, shkruan rtv21.tv

Selmanaj po ashtu tha se është e pamundur që një koalicion tjetër të arrij 81 vota për të kaluar këtë marrëveshje pasi koalicioni i tanishëm është koalicioni më i madh që e ka pas ndonjeherë Kosova mirëpo për shkak të politizimit të kësaj çështje ka deputetë të koalicionit të tanishëm që nuk po e votojnë demarkacionin.

Në fund analisti tha se opozita me disa kauza po provojë ta rrëzojnë qeverinë dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button