Viktimat variojnë nga 32 deri në 72 vjeç

Viktimat variojnë nga 32 deri në 72 vjeç

Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga konsumimi i alkoolit të prishur me nivele toksike të metanol në Kosta Rika. Ministria e Shëndetësisë lëshoi një alarm kombëtar.

Katërmbëdhjetë burra dhe pesë gra të cilët variojnë nga 32 deri në 72 vjeç kanë vdekur në disa qytete anembanë vendit që nga fillimi i qershorit, tha ministria.

Qeveria ka konfiskuar rreth 30 mijë shishe alkooli që dyshohet të jenë të prishura, transmeton rtv21.tv.

Helmimi me metanol mund të shkaktojë konfuzion, marramendje, përgjumje, dhimbje koke dhe paaftësinë për të koordinuar lëvizjet e muskujve. Edhe sasi të vogla mund të jenë toksike.

Sivjet, të paktën 154 persona vdiqën dhe më shumë se 200 të tjerë u shtruan në spital pas pirjes së alkoolit në Indi.

Autoritetet shëndetësore në Kosta Rika kanë bërë thirrje publikut të ushtrojë kujdes kur konsumojnë alkoolin./21Media