Shpëtohet 19 vjeçari

Shpëtohet 19 vjeçari

Një 19 vjeçar ka tentuar të vetëvritet sot rreth orës 07:39 në rrugën “Shaip Spahiu” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se një person në një ballkon të katit te pestë të një ndërtese dyshohet se po tentonte vetëvrasje, i njëjti u shpëtua nga një person që u fut brenda në banesë.

Njësia policore mënjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit dhe mjekët emergjent.

“Ndërkohë që policia ka parë që një situatë e tillë ka mund të jetë e rrezikshme për jetën e këtij personi, mashkull 19 vjeç, ka hyrë me forcë në banesën ku zhvillohej ngjarja dhe ka arritur të neutralizojë dhe parandalojë veprimet që do të mund të ishin fatale për jeten e tij”, tha Borovci për rtv21.tv.

Të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lënë nën mbikqyrjen familjare për përkujdesje te mëtejme.

Më 26 mars një i mitur i moshës 13 vjeçare i dha fund jetës duke e varur vetën, në fshatin Sojevë të Ferizajt. Ndërsa, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2019, janë raportuar 4 vetëvrasje dhe 13 tentim vetëvrasje./21Media