19-vjeçarja hidhet nga kati i 8-të

Tragjedi në Kuçovë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë 19-vjeçare në Shqipëri ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga pallati.

“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja me inicialet S. B., banuese në Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Kjo e fundit ka shtuar se aktualisht 19-vjeçarja bashkëjetonte me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Back to top button