19 vjet nga nata e tmerrit në Mitrovicë

Akademi për të shënuar 19 vjetorin e masakrës në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, sot organizojnë akademi për të shënuar 19 vjetorin e masakrës që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

“Rojat e urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë. Ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e “Mehë Ukës” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri. Akademia do të mbahet në orën 17:00.

Back to top button