Abraham Poincheval, nisi aventurën e tij të fundit,  ulja mbi vezë derisa të çelin

 Abraham Poincheval, nisi aventurën e tij të fundit,  ulja mbi vezë derisa të çelin

Artisti francez Abraham Poincheval, i cili në mënyrë të famshme i kaloi dy javë brenda një skulpture ariu dhe një javë brenda një guri, nisi aventurën e tij të fundit: ulja mbi vezë derisa të çelin, shkruan rtv21.tv

Poincheval më parë u ka thënë gazetarëve se në performancat e tij ai shpreson që të eksplorojë koncepte të ndryshme të kohës për specie të ndryshme dhe objektet natyrore. Ai tha se mënyra më e mirë për t’i kuptuar objektet nuk është nga largësia, por duke hyrë në to.

Në veprën e tij të fundit të artit të performancës, të paraqitur në muzeun e arteve bashkëkohëse të Palais de Tokyo, ai imiton një klloçkë duke ngrohur 10 vezë me nxehtësinë e trupit të tij brenda një ene xhami derisa ato të çelin – kjo përpjekje pritet të marrë nga 21-26 ditë.

“Thënë në përgjithësi, unë do të bëhem pulë” tha ai në muajin shkurt. Ai refuzoi të fliste në fillim të performancës së tij të fundit.

Artisti do të ruajë temperaturën e lartë të trupit të tij duke qëndruar i mbështjellë me një batanije të trashë izoluese të dizajnuar nga artisti korean, Seglui Lee, në stil të mantelit tradicional korean. Ai do të hajë ushqim që ndihmon ngritjen e temperaturës së trupit të tij, si xhinxher.

Ai do të mund të ngrihet dhe të lë vendin e tij mbi vezë për më së shumti 30 minuta në ditë për të marrë shutjat që do t’i sillen, por tualeti merr formën e kutisë nën të, që nuk do të ketë nevojë të ngrihet për ta përdorë.

Kjo është hera e parë në eksplorimet e tij që  Poincheval konfronton botën e gjallë.

Muajin e kaluar, ai kaloi një javë në një gur gëlqeror të skalitur përbrenda në formë trupi, duke ngrënë fruta të ziera, supa dhe pure.

Para saj, ai kishte kaluar dy javë brenda një skulpture të zgavërt në formë ariu në muzeun e gjuetisë dhe natyrës në Paris, në prill të vitit 2014, duke ngrënë krimba dhe brumbuj për të pasqyruar ushqimin e ariut./21Media