Nitaj: Kosova nuk mund të jap më!

Muharrem Nitaj ka thënë se Kosova nuk mund të jap më për stabilitetin e rajonit

Anëtari i AAK-së këto komente i bëri në “Click” të RTV21 ku ndër të tjera tha se Bashkimi Evropian duke të ndryshojë praktikat e veta me Kosovën.

Nitaj tha se Kosova nuk mund të jap më pasi që është shfrytëzuar tepër dhe i është kërkuar tepër dhe jo vetëm në raport më BE-në, po edhe me Serbinë dhe në raport me fqinjët, shkruan rtv21.tv

Po ashtu anëtari i AAK-së tha se Kosova nuk mund të jap më për stabilitetin e rajonit dhe se tani është koha që Kosova të funksionoi në bazë të një reciprociteti përfshirë këtu Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe pse jo edhe Shqipërinë./21Media

Back to top button