NISMA: Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është i pandalshëm

NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë

Kryesia e NISMA për Kosovën në mbledhjen e sotme ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Sipas një komunikate, NISMA konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pandalshëm.

“Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të pa pranueshme dhe si të tilla të dënueshme”, thuhet në komunikatën për media.

NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtar, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit./21Media

Back to top button