2.0 dokument i vdekur, mungojnë udhëzimet administrative

Mulaj tha se nuk kanë informacion nëse Ministria e Financave ka filluar  t’i konkretizojë udhëzimet administrative

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit po kërkojnë që prioritet i qeverisë së ardhshme të jetë pako e dytë fiskale, pasi ende mungojnë udhëzimet administrative që do të përcaktojnë saktë interesin e biznesit.

Pako e dytë fiskale e miratuar kohë më parë në Qeverinë e Kosovës, përbëhet prej listës së 22 masave. Një pjesë e saj ka hyrë në fuqi me vendimin e Qeverisë, ndërsa, diku 70-80 përqind e pakos fiskale do të bëhet me udhëzime administrative të cilat ende mungojnë. Kurse, pjesa e cila nuk do të mund të implementohet derisa të krijohet Kuvendi i Kosovës është pjesa e ndryshimit të ligjeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ndryshimet e pakove fiskale 1 dhe 2 i ka quajtur si ndryshimet më të suksesshme të kësaj Qeverie. Ai ka shtuar se ardhmëria e zhvillimit ekonomik në vend duket bazuar në sektorin privat dhe në gjenerim të vendeve të reja të punës në sektori privat.

Drejtori ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj ka vlerësuar si një arritje të suksesshme të Qeverisë por që sipas tij mbete sfidë për oprocionalizimin e tyre me Udhëzime Administrative. Sipas tij, nuk kanë informacion nëse Ministria e Financave ka filluar që t’i konkretizojë udhëzimet administrative të cilat do të duhej të miratohen në të ardhmen.

Ndërkohë ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke u punuar në disa Udhëzime Administrative në mënyrë që të fillojë implementimi i masave të reja sa më parë. Sipas saj, për ndryshime ligjore që nevojitet të bëhen për këto masa i mbetet qeverisë së re.

Ndryshe, sipas deklaratave të më hershme të ministrit në detyrë të Financave, Avdullah Hoti, si masë e parë dhe më e rëndësishme është lirimi nga tatimi doganor për gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për procesin e  prodhimit. Kjo nënkupton lirim të kostos së prodhimit për prodhuesit tanë rreth 10 përqind. E dyta, heqja e normës së akcizës në mazut për qëllime prodhimi, duke i përcaktua normativat e prodhimit që përdorin kompanitë. E treta është reduktimi nga 18 në 8 përqind i TVSH-së për aktivitetet kulturore, artistike, sportive, turistikët akomodim, rekreacion dhe përpunim të peshkut në Kosovës dhe e katërta është Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë strategjikë të Kosovës siç janë bujqësia, turizmi dhe teknologjia informative e tjera.

Back to top button