Ajo fitoi 2 milionë dollarë për pjesëmarrje në hapjen e City Mall në Doha të Katarit

Ajo fitoi 2 milionë dollarë për pjesëmarrje në hapjen e City Mall në Doha të Katarit

Këngëtarja Jennifer Lopez rregullisht performon për adhuruesit e saj në gjithë botën.

Ajo fitoi 2 milionë dollarë për pjesëmarrje në hapjen e festivalit City Mall në Doha të Katarit. Përveç kësaj, ajo fitoi edhe një milion dollarë të tjerë për shpenzime. Sipas TMZ-së, 49-vjeçarja fitoi gjithë këtë sasi parash për një fjalim 20 minuta për të drejtat e femrave, para se të fotografohej me fansat e saj të dashur.

Super ylli javën e ardhshme raportohet se do të fitojë edhe 1.2 milion dollarë për një paraqitje tjetër prej 20 minutash në Dolby Theatre në Los Anxhelos, ku do të marrë pjesë me ftesë të kompanisë ajrore  Qatar Airways. Megjithatë, sipas burimeve të TMZ-së, kjo shumë është ende e pasigurt, pasi oferta është duke u shqyrtuar nga ana e këngëtares.

Ndërkohë që fiton miliona dollarë të shpejtë në Katar, Jennifer po ashtu duke promovuar filmin e saj të ardhshëm Second Act, i cili do të lansohet më 21 dhjetor. Në këtë film do të luajë edhe ylli i njohur Vanessa Hudgens.