Myslimanët në botë e kremtojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në botë e kremtojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në mbarë botën po e kremtojnë festën e Kurban Bajramit, që përkon me ritualet finale të Haxhit në Arabinë Saudite. Kurban Bajrami që në gjuhën arabe do të thotë, “festa e sakrificës” përkujton historinë e testit të besimit të profetit mysliman Ibrahimit.

Myslimanët besojnë se Ibrahimi është urdhëruar nga Zoti që të sakrifikoj djalin e tij, Ismailin. Sipas traditës, Zoti e ka zgjatur dorën e Tij duke e kursyer djalin dhe duke e vënë një dash në vendin e tij. Andaj dita shënohet me sakrificën e një kafshe, zakonisht një dhije, deleje ose lope, mishi i së cilave u shpërndahet fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.

Në fshatin e Minas, në afërsi të qytetit të shenjt të Mekës, miliona pelegrinë performojnë gjuajtjen simbolike të djallit me gurë. Ceremonia pesë ditor e Haxhit përbëhet prej një varg ritualesh, përmes së cilave besimtarët pastrojnë shpirtin nga mëkatet dhe përqafojnë ndjenjën e barazisë dhe vëllazërisë.

Në Emiratet e Bashkuara arabe, veç ritualeve të Kurban Bajramit, është organizuar edhe një spektakël fishekzjarrësh.

Në Afganistan ndërkaq në kryeqytetin Kabul militantët kanë lansuar disa raketa, ndërkohë që presidenti Ashraf Gani po fliste gjatë ceremonisë së lutjeve të Bajramit. Myslimanët palestinezë në anën tjetër janë mbledhur në kompleksin Al Aksa në Jerusalem për lutjet e Bajramit, ndërsa besimtarët në Gazë kanë kryer lutjet në një hapësirë të hapur në një ngjarje të organizuar nga Hamasi./21Media