20 mijë euro për familjet e viktimave nga Gjilani

Ministri Hamza ndihmon me 20 mijë euro dy familjet Abazi

Pas vdekjes së dy gjilanasve pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për të ndihmuar familjet e tyre. Ky informacion u bë i ditur me anë të një komunikate nga Ministria e Financave.

Ministri i Financave Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si Ministër i financave në vështrim të paragrafit 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 Euro, duke ndarë nga 10,000 Euro për familje të viktimave të shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoçë Komuna e Gjilanit“, thuhet në këtë komunikatë.

Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri gjenden edhe kosovarë nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Deri tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media

Back to top button