Ngjarja ka ndodhur në Bogota të Kolumbisë

Ngjarja ka ndodhur në Bogota të Kolumbisë

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, në Bogota, bën të ditur policia. Sulmi ka ndodhur të enjten, në orën 09:30 sipas orës lokale, në jug të qytetit.

Vozitësi i veturës, i cili po ashtu ka vdekur, është identifikuar si 57-vjeçar, raporton BBC.

Presidenti Ivan Duque e ka përshkruar këtë si një akt të tmerrshëm terrorist dhe ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Për sulmin bëhet e ditur se makina e tipit Nissa Patrol, është futur brenda Akademisë së Përgjithshme Policore Santander, ku po mbahej një ceremoni për kadetët. Kur vetura u ndal nga rojat e sigurimit në pikën e kontrollit, drejtuesi i makinës e ka përshpejtuar atë duke e goditur murin, ku edhe makina shpërtheu, transmeton rtv21.tv

Makina po barte 80 kilogramë eksploziv të llojit pentolite, që në të kaluarën përdorej nga grupet guerile rebele të Kolumbisë./21Media