Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fortë me magnitudë 6.5 ballë në Indonezi.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Agus Wibowo tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit. Tërmeti me magnitudë prej 6.5 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6:48 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Wibowo tha se më shumë se 2 mijë njerëz u strehuan në strehimore të ndryshme.

Një tërmet i fuqishëm në Oqeanin Indian dhe tsunami në vitin 2004 kishte mbytur 230 mijë njerëz, shumica e viktimave ishin në Indonezi./21Media