Akuzohet pasi voziti kur ishte i dehur

Akuzohet pasi voziti kur ishte i dehur

Një 20 vjeçar i dehur është rrotulluar në një trotuar të një parkingu.

Craig Posonby-Burl, 20 vjeç, e futi Volkswagen-in e tij të kuq në parking pak para orës 11:00 më 2 tetor duke u rrotulluar kështu pikërisht përpara një makine të policisë.

Shoferi në dukje gjeti një vend parkimi dhe u tërhoq brenda tij pa problem – por disa sekonda më vonë, makina filloi të rrokulliset përpara, transmeton rtv21.tv.

Në atë moment, një makinë policie po hynte në Parkun e Birrarisë në Cirencester, Gloucestershire dhe u tërhoq pranë makinës së Posonby-Burl – përpara se VW e kuqe pastaj të kthehej përsëri në hapësirën e parkimit

Posonby-Burl, nga Rruga e St Michael, Cirencester, u paraqit të enjten në Gjykatën e Cheltenham i akuzuar për ngasje të veturës kur ishte i dehur. Ai u shpall fajtor dhe iu ndalua vozitja për 14 muaj./21Media