Ngjarje e rëndë në Durrës

Ngjarje e rëndë në Durrës

Një tjetër i ri humbi jetën sot. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës.

Sipas Policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë sezonit të verës në Shqipëri këto incidente të tilla në det apo liqene janë të shpeshta. Ky është rasti i katërt këtë muaj që u mbyt në det. Një 22 vjeçar u mbyt në Gjirin e Lalzit, ndërsa dy fëmije u mbytën përkatësisht në liqenin e Farkës dhe vaskat e peshkut në Durrës./21Media